fehjaislame


         

 

 

Image Hosted by ImageShack.us



                                               

 

  



 

 NiSaNuR �yenin alternatif Ego

 

                                                       

        



    KLIKO NE RADIO PER TE DEGJUAR DERS                              

 

 

Fsheh/Paraqit
            Radio  Audionur    Radio Audionur

Radio AudioNur

                        

        

 

 

            

 



 

  *VIDEO-LIGJERATA

Kliko ne titull per te shikuar videon

 

     Domethënia e Ibadetit

     Rëndësia e Istgfarit

     Rregullat e martesës

            Fjalet e Kota

      Shkaqet e lumturisë

    Pasimi i rrugës së vërtetë

 

          Hafizi 5 vjeqar Ndrydhe foton per ta shiquar
 
        

 

 



 

 

 

NDRYDHE FOTON SHIH FOTO ISLAMIKE MOS HARRO EDHE BUTONIN
 
 

 

 


 

 


 

Tregime të vërteta
 

"Ai është që e dërgoi të dërguarin e Vet me udhëzim të plotë dhe me fenë e vërtetë, që të triumfojë mbi çdo fe, e mjafton All-llahu dëshmitar."El-Fet'h:28

 

 

 

 

Image Hosted by ImageShack.us   

Tregimi i pranimit të Islamit nga një vajzë çifute
 
Si e pranova Islamin?
 
        Vëllezër të nderuar, në qoftë se do ta paraqitnim Islamin, këtë fe të madhërishme, mirë dhe pastër, atëherë njerëzit do e pranonin shumë lehtë për shkak të natyrës së saj të pastër.
        Kjo ngjarje është nxjerrë nga interneti, ku një grua tregon se e ka parë një vajzë në Xhami, në një qytet të vogël të Amerikës, e cila lexonte Kur'anin me komentin në gjuhën angleze, i ka dhënë selam e që ia ka kthyer me buzëqeshje. U ul pranë saj, filluan të bisedojnë e pas një kohe të shkurtë u bënë shoqe të mira. Një natë përderisa ishin duke shëtitur përgjatë Kejit, ajo i tregoi shoqes së saj se si e përqafoi fenë islame. Pra, ta dëgjojmë këtë ngjarje.
        Tregon kjo vajzë: "Kam jetuar në një familje amerikane çifute e përçarë mes vete, dhe pasi që u shkurorëzua babai nga nëna, u martua me një grua tjetër filluan problemet. Pas kësaj ngjarjeje vendosa të largohem nga shtëpia e atëherë isha 17 vjeçare, dhe u vendosa në republikën tjetër, ku takova të rinj dhe të reja nga arabët të cilët ishin të ndershëm dhe bujarë, dhe në fytyrat e tyre vazhdimisht vërehej buzëqeshje, mirëpo unë shoqërimin me arabët nuk e kam dashur për shkak se i urreja.
        Në anën tjetër nuk isha e kënaqur me jetën time e gjithashtu nuk ndieja qetësi dhe prehje, përkundrazi ndieja ngushtim dhe humbje, dhe për këtë arsye vendosa që t'i kthehem fesë time ashtu që të gjejë qetësi shpirtërore e gjithashtu të kem vullnet për jetë, por çifutët me fenë e tyre nuk më bindën, sepse është fe që nuk e respekton gruan, nuk e respekton njeriun, fe që e urrejta, e që gjeta në të prapambeturi, e gjithashtu në qoftë se të intereson diç nuk gjen përgjigje. Pas kësaj pranova krishterimin, mirëpo krishterimi kishte më shumë kundërthënie në disa gjëra që nuk i pranon mendja, e që kërkojnë prej nesh t'i nënshtrohemi dhe t'i pranojmë këto gjëra. Kam pyetur shumë se si ka mundësi ta mbyt Zoti birin e vet? Si lind Ai? Si mund të ketë feja jonë tre zota e nuk e shohim asnjërin prej tyre? U demoralizova, e lashë çdo gjë, por e dija se ka Krijues dhe çdo natë mendoja deri në agim. Një natë, para agimit desha të bëjë vetëvrasje nga gjendja e keqe që mbretëronte tek unë. Çdo gjë ishte e pakuptimtë për mua, shiu binte pandërprerë sikur të ishte burg që më rrethon, gjithësia rreth meje më mbytte, pra derisa qëndroja pranë dritares në një shtëpi të braktisur gjeta veten duke e lutur Zotin: O Zot e di se je këtu, e di se më do mua, unë jam e braktisur, unë jam krijesë e dobët Jotja, më udhëzo në rrugën Tënde, o më udhëzo o më mbyt. Qajta me të madhe derisa më kishte zënë gjumi. Në mëngjes u ngrita me zemër të hapur, një ndjenjë e huaj për mua. Dola si zakonisht të kërkojë furnizim, ndoshta do të gjejë dikë të ma paguaj mëngjesin apo të pastroj enë e të marrë pakë të holla. U takova me një djalosh arab me të cilin bisedova gjatë, e ky kërkoj nga unë që pas mëngjesit të shkoj tek ai, në shtëpinë e tij dhe më ofroi të jetojë me të. Shkova tek ai dhe derisa ishim duke ngrënë drekë, pirë dhe qeshur hyri një djalosh me mjekërr, i cili quhej Sead, siç e mësova nga shoku im i cili i habitur e thirri me këtë emër. E kapi për dore shokun tim dhe e largoi nga banesa, dhe mbeta unë e frikësuar përballë një terroristi, fundamentalisti. Mirëpo ky nuk bëri asgjë të jashtëzakonshme, por kërkoi nga unë me shumë respekt dhe edukatë të shkojë në shtëpinë time. I thashë atij se unë nuk kam shtëpi. Ai më shikoi me dhembje e këtë e vërejta në fytyrën e tij, e pastaj më tha: "Mirë, qëndro këtu këtë natë (ishte shumë ftohtë), merri këto të holla dhe të nesërmen shko, e që këto të holla do të të ndihmojnë derisa të gjeshë punë." Posa deshi të dalë, e falënderova dhe i thashë: "Unë do të dalë e ti rri këtu, por më trego të lutem përse u solle ashtu me shokun tënd, ndërsa me mua ke sjellje tjetër?" U ul dhe filloi të flasë, gjersa shikimi i tij ishte vazhdimisht i ulur: shkak i kësaj sjelljeje është Islami, i ndalon veprat e këqija: ndalon vetminë me gratë e huaja, pirjen e alkoolit, nxitë në bamirësi, në sjellje - edukatë të mirë.
        U shtanga nga habia, a janë këta për të cilët thuhet se janë terroristë, i mendoja që mbajnë armë dhe vrasin çdonjërin që u del para. Kështu më kishin mësuar mediat amerikane. I thashë: "Dua të më mësosh më shumë për Islamin?" Më tha: "Do të shkojmë së bashku te një familje fetare muslimane, do të qëndrosh aty dhe besoj se ata do të të mësojnë për çdo të mirë?" Shkuam te ajo familje në ora dhjetë të mbrëmjes, të cilët na pritën shumë mirë. Kështu fillova të shtroj pyetje për gjërat që më mundonin qysh moti, ndërsa doktor Sulejmani, i zoti i shtëpisë, përgjigjej derisa u binda plotësisht, u binda se e gjeta atë që e kërkoja si përgjigje në pyetjet që i kisha.
        Fe e qartë, e pastër, që përputhet me natyrën e njeriut, nuk gjeta asnjë vështirësi të besoja çdo gjë që dëgjova, sepse të gjitha ishin të vërteta. Kur e pranova Islamin ndieva një ringjallje të papërshkrueshme dhe po atë ditë e vendosa mbulesën (hixhabin).
        Në ora një të mesnatës, zonja e shtëpisë më vendosi në dhomën më të bukur dhe më tha: "Kjo është dhoma jote, rri në të sa të duash." Pas kësaj më vërejti se isha duke shikuar në dritare, e buzëqeshur e në të njëjtën kohë më rridhnin lotët. Më pyeti për këtë gjendje në të cilën isha, i thashë: "Mbrëmë, saktësisht në këtë kohë qëndroja pranë dritares dhe lutja Zotin, o të më udhëzojë në rrugën e drejtë, o të më mbysë. Më udhëzoi dhe më nderoi, ndërsa unë tani jam muslimane. Kjo është e vërteta." Atëherë zonja e shtëpisë më përqafoi dhe filloi të qajë së bashku me mua."
 

 

 

"O ju që besuat, nëse keni frikë All-llahun, Ai do të vërë udhëzim (në zemrat tuaja) për ju, do t’ua mbulojë të këqiat, do t’ua falë mëkatet. All-llahu është dhurues i madh." El-Enfal;29

    

 

        

 

 

 

Image Hosted by ImageShack.us  

Falu para se të ta falin xhenazen!
 
 
Kush trokiti në derë?
Falu para se të ta falin xhenazen!!!
 
 
...Unë e kisha lënë namazin, të gjithë më thonin se duhet të falesha:
Babai, vëllezërit, motrat..., por unë nuk u binda.
 
Një ditë prej ditësh cingërroi telefoni. Ishte një njeri i moshuar që po qante. Tha: A je ti Ahmedi? Thashë: Po. Njeriu i moshuar tha: Të All-llahut jemi dhe te Ai do të kthehemi, e gjetëm shokun tënd Halidin të vdekur në shtratin e tij. Bërtita: Halidin??? Po ai dje ishte te unë! Njeriu i moshuar duke qarë më tha: Nesër do t'ia falim namazin e xhenazes në xhaminë e madhe. E mbylla telefonin dhe qava:
 
Halidi! Si mund të vdes ai aq i ri?? Ndieja se vdekja përqeshej me mua për shkak të pyetjeve të mia qesharake... Hyra në xhami duke qarë. Ishte hera e parë që po ia falja dikujt namazin e xhenazes. Kërkoja Halidin dhe e gjeta atë përpara të shtrirë, i mbuluar me një pëlhurë të bardhë, krejt përpara, te imami. Nuk lëvizte. Posa e pashë ashtu bërtita. Njerëzit e pranishëm u kthyen kah unë...
 
Mbulova fytyrën me dorë dhe sillja kokën. Mundohesha të përmbahem, por kot.. Babai im më tërhoqi kah ai dhe më pëshpëriti në vesh: Falu para se të ta falin xhenazen! Mu duk sikur shtieu (me armë), e jo se foli. Nuk u ndalja së qari dhe nuk mund ta largoja shikimin nga Halidi.
 
Çfarë do të dëshironte Halidi, po të ngjallej tashti? Një cigare? Një vajzë? Një udhëtim jashtë vendit? Një këngë? E qitja veten në vend të tij dhe më kujtoheshin ajetet:
 
"(Kujto) Ditën kur kërciri do të zbulohet (Ditën e Ringjalljes) dhe do të thirren të bien në sexhde, por ata nuk do të munden. [El-Kalem:42]
 
Shkuam te varrezat... e lëshuam në varr... Unë mendoja me vete:
 
A thua, si do të përgjigjet kur të pyetet për veprat e tij??? A do të thotë: Njëzet këngë, gjashtëdhjetë filma, mijëra cigare??? Qava gjatë... Asnjë namaz që do të ndërmjetësonte për të, asnjë vepër e mirë, nuk mund të lëvizja. Babai më priti gjatë. E lashë Halidin në varrin e tij... dhe u largova.
 
Ndoshta ai po më dëgjonte duke shkuar...
  

 

   "E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë dhe në Ditën e Kijametit do ta ringjall të verbër."Ta ha:124 

 

 

 

"Thuaj: “I vetmi udhëzim është ai udhëzimi i All-llahut, dhe se jemi urdhëruar që t’i dorëzohemi Zotit të botëve."
(El-En'aam:71)

  


 

 

99Emrat Më Të Bukur Të Allahut __________________________________________

 

 

 

Domethënja (përkthimi)

 

51. ESH-SHEHID

Dëshmuesi

 

1. ALL-LLAH

Allah

52. EL-HAKK

i Vërteti

2. ER-RAHMAN

i Gjithëmëshirëshmi

53. EL-WEKIL

Përkujdesësi

3. ER-RAHIM

Mëshirëploti

54. EL-KAWIJJ

i Forti

4. EL-MELIK

Sunduesi

55. EL-METIN

i Pathyeshmi

5. EL-KUDDUS

i Pastërti

56. EL-WELIJJ

Mbrojtësi

6. ES-SELAM

Paqëdhënësi

57. EL-HAMID

i Falënderuari

7. EL-MU'MIN

Siguruesi

58. EL-MUHSIJ

Gjithënjohësi

8. EL-MUHEJMIN

Mbizotëruesi

59. EL-MUBDIJ

Nismëtari

9. EL-AZIZ

Fuqiploti

60. EL-MU'ID

Rikrijuesi

10. EL-XHABBAR

i Gjithëfuqishmi

61. EL-MUHJI

Jetëdhënësi

11. EL-MUTEKEBBIR

i Madhërishmi

62. EL-MUMIT

Jetëmarrësi

12. EL-HALIK

Krijuesi

63. EL-HAJJ

i Gjalli

13. EL-BARIJ

Filluesi

64. EL-KAJJUM

i Përjetëshmi

14. EL-MUSAWWIR

Formëdhënësi

65. EL-WAXHID

Kreatori

15. EL-GAFFAR

Falësi

66. EL-MAXHID

i Nderuari

16. EL-KAHHAR

Mposhtësi

67. EL-WAHID

i Vetmi

17. EL-WEHHAB

Dhuruesi

68. ES-SAMED

i Domosdoshmi

18. ER-REZAK

Furnizuesi

69. EL-KADIR

i Fuqishmi

19. EL-FETTAH

Zgjidhjedhënësi

70. EL-MUKTEDIR

i Gjithëmundshmi

20. EL-'ALIM

i Gjithëdituri

71. EL-MUKADDIM

Përparuesi

21. EL-KABID

Shtrënguesi

72. EL-MUEHHIR

Paslënësi

22. EL-BASIT

Dhënësi

73. EL-EWWEL

i Pari

23. EL-HAFIDU

Përulësi

74. EL-AHIR

i Fundit

24. ER-RAFI'

Lartësuesi

75. EDH-DHAHIR

i Dukshmi

25. EL-MU'IZZU

Ngritësi

76. EL-BATIN

i Padukshmi

26. EL-MUDHIL-L

Nënshtruesi

77. EL-WALIJ

Udhëheqësi

27. ES-SEMI'

Dëgjuesi

78. EL-MUTE'ALIJ

i Gjithëlartësuari

28. EL-BASIR

Vështruesi

79. EL-BERR

Mirëbërësi

29. EL-HAKEM

Gjykuesi

80. ET-TEWWAB

Pendimpranuesi

30. EL-'ADL

i Drejti

81. EL-MUNTEKIM

Ndëshkuesi

31. EL-LATIF

i Buti

82. EL-'AFUWW

Mëkatfalësi

32. EL-HABIR

i Gjithëinformuari

83. ER-REUF

i Dhembshuri

33. EL-HALIM

Përdëllimtari

84. MALIKUL-MULK

Pushtetmbajtësi

34. EL-'ADHIM

Madhështori

85. DHUL-XHELALI WEL IKRAM

Atij i takon madhështia dhe nderi

35. EL-GAFUR

Gjithëfalësi

86. EL-MUKSIT

Drejtësidhënësi

36. ESH-SHEKUR

Mirënjohësi

87. EL-XHAMI'

Tubuesi

37. EL-'ALIJJ

i Larti

88. EL-GANIJ

i Pasuri

38. EL-KEBIR

i Madhi

89. EL-MUGNI

Pasuridhënësi

39. EL-HAFIDH

Ruajtësi

90. EL-MANI'

Privuesi

40. EL-MUKIT

Ushqyesi

91. ED-DAR

Krijuesi i së keqes

41. EL-HASIB

Llogarimarrësi

92. EN-NAFI'

Krijuesi i së mirës

42. EL-XHELIL

Fisniku

93. EN-NUR

Drita

43. EL-KERIM

Bujari

94. EL-HADI

Udhëzuesi

44. ER-REKIB

Vigjëluesi

95. EL-BEDI'

Shpikësi

45. EL-MUXHIB

Lutjepranuesi

96. EL-BAKI

i Përherëshmi

46. EL-WASI'

Gjithëpërfshirësi

97. EL-WARITH

Trashëguesi

47. EL-HAKIM

i Urti

98. ER-RESHID

Frymëzuesi

48. EL-WEDUD

i Dashuri

99. ES-SABUR

Durimtari

49. EL-MEXHID

i Lavdishmi

 

50. EL-BA'ITH

Ringjallësi

 

 


 

Si te marrim abdes?

Nje nga obligimet e Faljes, per besimtarin eshte abdesi, apo pastrimi i pjesshem. Per kete arsye, kemi ndertuar kete faqe modeste me disa shembuj (fotografi). Nese nuk doni kete version me imazhe, ju mund te shkoni ne seksionin pa imazhe.. Ne kete seksion jemi munduar te shtjellojme aktin e abdesit dhe gjithashtu kemi sjelle disa spjegime si psh: 

 Si duhet te jete uji me te cilin merret abdesi?
 Cfare e prish Abdesin

Pasi qe te vendosim per te marre abdes themi Bismilahi-Rrahmani-Rrahim. 
Me pas: 
 
 

·Lajme duart rreth shuplakes tre here duke ferkuar mire deri ne kyçe. 

 

 

·shpelajme gojen dhe hundet tre here 

  

· pastrojme fytyren gjithashtu tre here (pastrimi te jete i plote, deri poshte gushes) 

  

· pastrojme dy duart gjithashtu deri ne pjesen e siperme te berrylit duke filluar prej te djathtes. 
·Te njejten gje bejme dhe me doren e majte. 

 

· me dore te lagur lagim pjesen e siperme te kokes. 

 

· me duar te lagura i pastrojme veshet.Pastrimin e vesheve e bejme duke prekur me gishtin tregues brendine e tyre e me te madhin pjesen e jashtme te vesheve. 

 

· Pastaj pastrojme dy kembet deri mbi kyce duke pasur kujdes qe te mos leme asnje pjese pa lagur (fillojme me te djathten dhe me pas te majten). 

Pas larjes themi Elhamdulilah (Falenderimi i qofte Allahut). 

 


Uji me te cilin merret abdes (disa sqarime).

 

- Duhet te jete i paster. 
- Nuk lejohet qe te merret abdes me uje te ndotur. 
- Nuk lejohet te merret abdes me uje ne te cilin ka pire derri apo kane ndotur kafshet. 
- Uji i detit, liqenit, lumenjve apo vendeve qe uji qarkollon eshte I LEJUAR. 
- Uji eshte i lejuar kur nuk vjen ere (ndotjeje), eshte pa ngjyre (dmth nuk ka pisllek ne te). 

shko lart  

 


Cfare e prish Abdesin?

- Abdesi prishet kur njeriu fle gjume. 
- Kryen nevoja personale . 
- Nxjerrja e gazrave. 
- Ngrenia e mishit te deves. 

 shko lart 

 

 

1 -  Variacione te tjera te fjales abdes jane "Ud'u" ne gjuhen arabe, apo ne shqip mund te perkthehet si pastrim i pjesshem

 

 

 

 

                                         

 

                                                                                                      

 

 

 

PËRMBAJTJA

  • Fjalët e Krijuesit tonë
  • Fjalët e të Dërguarit të Fundit, Muhamedit a.s.
  • Kushtet për vlefshmërinë e namazit
  • Kohërat e faljes
  • Tabela e rekateve
  • Llojet e namazeve

  • Merrni animacionin e faljes me zë:

    FJALËT E KRIJUESIT TONË

    Krijuesi ynë, All-llahu thotë:

    14. Ka shpëtuar ai që është pastruar,
    15. Që ka përmendur emrin e Zotit të vet dhe që është falur,
    16. Por ju i jepni përparësi jetës së kësaj bote,
    17. Ndërsa jeta tjetër është më e mirë dhe e përherëshme!”
    (ajete nga sureja A’LA)

    1. Kanë shpëtuar besimtarët,
    2. Të cilët gjatë namazit janë të përulur...
    9. Dhe të cilët e ruajnë namazin e tyre
    10. Të tillët janë trashigimtarët
    11. Trashiguesit e Firdeusit, ku do të banojnë përgjithmonë.
    (ajete nga sureja MU’MINUN)

    lart�

    FJALËT E TË DËRGUARIT TË FUNDIT, MUHAMEDIT A.S.

    I dërguari i Fundit, Muhammedi a.s. ka thënë:

    “Gjëja e parë për të cilën do të japë llogari robi (i All-llahut) në Ditën e Ringjalljes është namazi. Nëse i ka kryer namazet sipas rregullave, atëherë do të jetë i shpëtuar dhe ka korrur sukses. Nëse namazet do të jenë të paplota (të mangëta), do të përjashtohet nga mirësia dhe do të jetë i humbur. Nëse do të ketë diçka të paplotësuar nga farzet (obligimet e domosdoshme), All-llahu i Lartma-dhëruar do t'u thotë (melekëve):
    -Shihni se a ka kryer robi Im ndonjë namaz vullnetar, me të cilin do t'ia kisha plotësuar farzin.
    Pastaj edhe veprat tjera do të gjykohen në të njëjtën mënyrë.”

    Gjithashtu ka thënë:
    “...Shtylla e fesë është namazi...”

    Dhe:
    “...Islam është:
    1. Të dëshmosh se s'ka hyjni tjetër pos All-llahut dhe se Muhammedi është i dërguari i Tij;
    2. Ta kryesh faljen;
    3. Ta japish zekatin;
    4. Ta agjërosh muajin Ramadan dhe
    5. Ta kryesh haxhin nëse ke mundësi.”

    lart�

    KUSHTET PËR VLEFSHMËRINË E NAMAZIT

    -Nuk bën të jesh xhunub - i (e) papastruar nga përjetimi seksual ose (vlen vetëm për femrat) e papastruar nga periudha mujore. Që të pastrohesh, duhet ta lash tërë trupin.
    -Nuk bën ta kesh kryer nevojën (qoftë të madhen ose të voglën) dhe të mos e kesh larë vendin me ujë. Nëse je stërpikur (ndotur) me nevojë, duhet ta lash teshën ose të veshish tjetër.
    -Namazi nuk vlen pa marrë abdest. Abdesti mirret kështu: Duke patur për qëllim marrjen e abdestit, thua Bismil-lah dhe i lan nga tre herë: duart, gojën, hundën, fytyrën, krahët deri në bërryl, i fërkon me dorë të lagët flokët dhe veshët, dhe i lan këmbët deri te nyjet.
    -Me një abdest mund të falen disa namaze, ndërsa abdestin e prishin kryerja e nevojës, lëshuarja e gazit, gjumi, etj.
    -Gjatë faljes mashkulli duhet ta ketë të mbuluar trupin së paku prej kërthizës deri te gjunjët, ndërsa femra duhet ta mbulojë tërë trupin, pos fytyrës dhe duarve.
    -Para se ta fillosh faljen, kthehesh kah Kabja dhe vendosesh para ndonjë sutre (sutre mund të jetë muri, druri, shpina e njeriut, guri pak më i madh ose ndonjë objekt tjetër jo i gjallë).
    -Gjatë faljes ndalohet të folurit, të qeshurit, të shikuarit lartë ose anash dhe e gjithë kjo ka për qëllim koncentrimin sa më të madh të falësit, sepse ai vendos kontakt me Krijuesin e tij, i Cili meriton lavd-falënderim dhe frikërespekt të denjë.
    -Para se të fillosh faljen, duhet të kesh për qëllim faljen e kohës së caktuar. Nëse të ndodh që ta falish ikindinë, ndërsa për qëllim ke patur faljen e drekës, duhet ta përsërisish namazin.
    -Namazin e falë në kohën e vetë.

    lart�

    KOHËRAT E FALJES

    1. Sabahu (Fexhr) falet në agim, prej kur fillon dallimi mes errësirës së natës dhe dritës së zbehtë të mëngjesit, dhe vazhdon deri para lindjes së diellit.
    2. Dreka (Dhuhr) falet pasi që dielli lëviz prej zenitit, deri në atë pozitë kur hija e objektit fiton gjatësinë e objektit.
    3. Ikindia (’Asr) falet pas mbarimit të drekës dhe vazhdon deri para perëndimit të diellit.
    4. Akshami (Magrib) fillon pas perëndimit të diellit deri në errësimin e horizontit.
    5. Jacia (’Isha) falet pasi që horizonti errësohet plotësisht, deri para agimit.

    lart�

    TABELA E REKATEVE

    Namazi përbëhet nga pjesët e quajtura rekate.
    Në vazhdim po tregojmë nga sa rekate kanë namazet:

    tabela e rekateve

    lart�

    LLOJET E NAMAZEVE

    Çdo namaz, qoftë farz ose sunnet falet për hir të Zotit dhe askujt tjetër.
    Namazet farz janë obligim nga Zoti për çdo musliman të vetëdijshëm, dhe për mosfaljen e tyre pa shkak pason dënimi në këtë jetë dhe pas vdekjes.
    Namazet sunnet është mirë që të falen ngase ato i ka falur edhe Muhammedi a.s. gjithmonë kur ka patur mundësi. Në tabelë janë cekur 12 rekatet sunnet që Muhammedi a.s. zakonisht i ka falur dhe e ka lavdëruar faljen e tyre duke thënë: “Çdo musliman që vullnetarisht falë 12 rekate gjatë ditës për hir të All-llahut pos farzeve, All-llahu do t’ia ndërtojë një shtëpi në Xhennet.” Ndërsa në një rast ai ka thënë: “Katër rekate para dreke, dy pas dreke, dy pas akshamit, dy pas jacisë dhe dy para sabahut”. Transmetohet se ai ka falur namaz edhe pas ikindisë dhe para akshamit. Ai ka thënë: “Ndërmjet çdo ezani dhe ikameti ka namaz” dhe këtë e ka përsëritur 3 herë, pastaj ka thënë: Për atë që dëshiron.”
    Namazi i vitrit nuk është mirë të lihet pa falur, edhe pse nuk është farz. Muhammedi a.s. atë nuk e ka lënë pa falur.
    Përveç këtyre namazeve, Muhammedi a.s. ka falur edhe namaze të tjera vullnetare, si për shembull është çuar natën dhe ka falur namaz nate, ose ka falur namaz pas lindjes së diellit, ose kur është zënë dielli, ndërsa ndonjëherë ka falur namaz para se të ndërmarrë ndonjë vendim të rëndësishëm për ndonjë çështje të kësaj bote. Këto janë namaze vullnetare dhe kryerja e tyre edhe pse nuk është e domosdoshme, çmohet shumë.

     

     

    TEMA ISLAME
     
     Ligjerimi i fundit i Muhammedit (Hutbeja e lamtumires )   

    Nje Kronologji e ngjarjeve kryesore te jetes se te Derguarit a.s.
     QENDRIMI I KATER     IMAMEVE  TE        MEDH`HEBEVE NDAJ   MUZIKES 
    SKANDALThirrja e Ezanit dhe falja e Namazit ne Kishe nga disa te ashtuquajtur muslimane femra dhe meshkuj  ne Amerike ka shkaktuar reagime te  ashpra nga Muslimanet ne cdo vende te botes
      Kliko dhe shiko ne V I D E O -Namazi eshte fale me te dalur imam Femra ne KISHE
     

                          Ilahi


    Gratis Homepage von Beepworld
     
    Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der
    Autor dieser Homepage, kontaktierbar über dieses Formular!